Ndoshta një nga këto ditë, ndoshta orët e ardhshme, njerëzimi do të arrijë një pikë kulmore që nuk ka të bëjë fare me apokalipsin majan.
Për të parën herë në histori, do të mund të konstatojmë se një video e vetme është shikuar më tepër se 1 miliard herë.
Kuptohet se për cilën video bëhet fjalë: hiti ndërkombëtar i 2012; kënga që e bëri lagjen më të pasur të Seulit të famshme në të gjithë botën: Oppa Gangnam Style.
Kanë mbetur edhe 5,722,039 klikime për t’u plotësuar 1 miliard.
Mund të duken shumë, por jo për këtë video. YouTube thotë se videoja merr 7 milionë shikime të reja në ditë.
Herë të shfletuara: 233Postime të ngjashme:'Gangnam Style' kalon 1 miliard shikime në YouTube (1.000) Kënga koreane ‘Gangnam Style’ thyen rekorde (0.545) Kënga ‘Gangnam Style’ thyen Rekordin Botëror Gines (0.521) "Call of Duty: Black Ops 2" dominon listën e klipeve të 2012 në YouTube (0.472) Reddit e përfundon vitin me 37 miliardë shikime (0.456)










