7 këshilla për t’u marrë parasysh para se të bëni pazarin elektronik të radhës

7 këshillaTë shkuarit në një dyqan pakice për blerje pajisjesh elektronike mund të jetë edhe i gëzueshëm edhe acarues. Pasi kam punuar te “Best Buy” (Blerja më e mirë) për dy vjet, kam disa mendime për të ndarë që ju mund t’i merrni parasysh para se të bëni pazarin elektronik të radhës.
1. Ne nuk kemi trajnim zyrtar në fushën e pajisjeve elektronike.
Mbas transferimit nga njësia e shitjes së teatrit shtëpiak te kompjuterët, unë shfaqa shqetësimin tim te menaxheri: “A do ketë kohë dikush që të më trajnojë për kompjuterët? Çfarë do të thonë këto specifika?” Përgjigjja e tij ishte e thjeshtë: “Thjesht bëj më të mirën. Një shitës i mirë thjesht mund të lexojë etiketat dhe të krahasojë specifikat. “ Uf!
Personat e shitjes nuk janë medoemos ekspertë në produktet që shiten në njësinë e tyre, edhe pse ata mund të jenë shitës ekspertë. Edhe pse shumë prej tyre shprehin një interesim të madh në produktet që shesin, koha juaj e harxhuar për të peshkuar informacione për blerjen tuaj të TV të ardhshëm mund të harxhohet më mirë duke i kërkuar vetë në internet specifikat e produktit.

2. Ne fitojmë pak te artikujt me etiketë të madhe, kështu që ju rrjepim te aksesorët.
Ju kujtohet përralla “Nëse i jepni miut një biskotë”? Epo, nëse i thoni një shitësi se do të blini një TV, ai do të dojë t’ju shesë një luajtës DVD bashkë me të. Me t’ju shitur luajtësin e DVD, ai do të dojë t’ju bëjë që të blini një kabëll HDMI, gjithashtu.

Menaxherët në Best Buy (dhe ka mundësi të gjithë tregtarët e pakicës) u thonë punonjësve që dyqani fiton çuditërisht pak nga aparatet e video-lojërave dhe kompjuterët. Kabujt, aksesorët, minjtë, dhe përbërësit e tjerë, sidoqoftë, kanë një raport të lartë fitimi- dyqanet mund të fitojnë 120$ nga një kabëll 150$ Monster HDMI. Ende të mërzitur?
Çështja është, ne do të punojmë vërtetë shumë t’ju bindim juve të blini atë artikullin e madh, por menjëherë sa ju të thoni “NË RREGULL” ju keni hapur Kutinë e Pandorës.

Ja dhe këshilla ime: Rrëmbeni artikullin e madh, dhe futjani vrapit. Blijini të gjithë aksesorët në internet, përfshirë kartat e memories, kabujt, valixhet e udhëtimit, dhe kështu me radhë. Amazon, Monoprice, dhe Newegg janë faqe interneti me reputacion për çmime të ulëta. Do të gjeni çfarë ju nevojitet me një çmim shumë herë më të ulët.

3. Ka raste kur ju duhet të blini garanci të zgjatura.
Nuk ka dijeni nëse një produkt do të prishet, por disa janë më të prirur të kenë probleme se të tjerët. Jo të gjitha dyqanet ofrojnë garanci të zgjatura, por nëse ofrojnë, mendohu para se të refuzosh ofertën.
Fabrikuesit zakonisht ofrojnë 90 ditë deri në një vit për pjesët e kufizuara dhe punën. Vini re fjalën “e kufizuara”. Këto garanci mbulojnë vetëm defektet e fabrikuesit, kështu që nëse bokset tuaja u shuan, fabrikuesi do t’i konsiderojë ato si keqpërdorim. Fabrikuesit nuk mbulojnë “vish dhe gris”, ndërsa shumë garanci të ofruara nga dyqani e bëjnë këtë. Pra nëse je i ngathët, shko për garancinë e zgjatur.
Nëse je i patundur kundër garancive të zgjatura, mund të merrni në konsideratë vendosjen e blerjes në kartën tuaj të kreditit, gjë që dyfishon garancinë e fabrikuesit në momentin e blerjes.

4. Nuk ka rëndësi nëse ne marrim komisione, jemi njëlloj të shtytur.
Kur punoja në Best Buy, shumë klientë mund të më thoshin, “Ti thjesht do që unë ta blejë këtë gjënë, sepse ti merr komision” (nuk merrja). Për punonjësit pa komision, orët e punës bazohen në arritjen e objektiva të shitjeve. Nëse unë nuk arrija objektivin tim për atë ditë, do të shihja shkurtesë të orëve. Në anën tjetër, nëse unë kapja 40,000$ shitje, orët e mia rriteshin.
Çfarë do të thotë kjo për ju? Nëse dëshironi shërbimin më të mirë të klientit, mos lejoni që shitësi ta dijë se ju po “krahasoni çmimet”apo “bëni blerje përqark”- kjo është një flamur i kuq për ta. Sigurisht, ju do të ndihmoheni nëse jeni personi i vetëm i mbetur në katin e shitjeve, por klientët që tregojnë një interes të sinqertë në blerjen e diçkaje marrin trajtimin special. Mashtrojeni shitësin pak më shumë-më besoni, dhe do të merrni më shumë ndihmë në atë mënyrë.

5. S’ka faturë? S’ka problem!
Nëse keni humbur faturën dhe jeni i shqetësuar se do të ngecni te ai justifikimi i trishtuar për një monitorim, jeni me fat. Për sa kohë ju e keni bërë blerjen me një kartë debiti ose krediti, shumica e dyqaneve mund të ta gjejnë faturën brenda disa minutave. Nëse keni paguar me para në dorë, dhe artikulli është relativisht jo i shtrenjtë (rreth 50$ ose më pak), dyqani i pakicës mund të jetë ende në gjendje të bëjë rikthimin, por ju mund të merrni kredit dyqani në vend të parave tuaja.

Telefonova disa dyqane, dhe ja politikat e tyre të rikthimit të mallit:
Fry’s Electronics: Rigjetja e faturës, shumë e vështirë për rikthimin pa faturë
Best Buy: Rigjetja e faturës, rikthim pa faturë
Target: Rigjetja e faturës, rikthim pa faturë
RadioShack: Rigjetja e faturës, rikthim pa faturë
OfficeMax: E vështirë rigjetja e faturës, por është e mundur
Vini re se ju duhet të plotësoni të gjitha kushtet e tjera të politikës së rikthimit.

6. Ne ofrojmë shërbime të shtrenjta që mendoj se një 12 vjeçar mund t’i kryejë.
Në njësinë e kompjuterëve Best Buy, ku ne nuk përfituam nga sistemi i shitjes, kishte shumë presion që të shisnim jo vetëm aksesorët, por edhe shërbimet e Skuadrës së Idiotëve. Disa nga këto shërbime ishin të vështira për t’u shitur. Klientët inkurajoheshin të blinin shërbimin e optimizimit në të cilin teknikët hiqnin programet e para instaluara për të rritur rendimentin. Oh! Mos harroni se do ju duhet një disk rikuperimi në rast se ju duhet të riktheni në gjendjen e mëparshme diskun tuaj të ngurtë. Kjo do të kushtojë 60$, ju lutem. Ça-çing.
Këto janë shërbime që ju mund t’i bëni vetë në 15 minuta. Heqja e këtyre programeve të para instaluara është aq e lehtë sa heqja e çdo programi tjetër nëpërmjet dosjes “Rregullime” (Settings). Udhëzimet për të bërë një disk rikuperimi mundësohen nga të gjithë fabrikuesit të cilët nuk jua japin diskun në kuti.

Nënvijëzim: përpiquni dhe zbulojeni vetë përpara se të drejtoheni te këto shërbime të kushtueshme. Me gjithë këto faqe ndihmëse interneti, ju me siguri do ta gjeni ndihmën që ju nevojitet.

7. Harrojeni çfarë ju kanë mësuar prindërit- që të ankuarit ju bën të merrni atë që dëshironi.
Nëse nevojat tuaja për shërbimin e klientit nuk janë plotësuar, dhe shoqëruesi refuzon ta bëjë siç duhet, mos u dorëzo. Disa herë punonjësit bien në një egoizëm të fryrë në lidhje me refuzimin e tyre për të ndihmuar. Nëse e gjeni veten duke debatuar me punonjësin, menjëherë kërkoni për menaxherin. Ndërsa flisni me atë, qetësisht informojeni për situatën. Kurrë mos pyesni, “Do të mundeni ta bëni këtë për mua?”, por më mirë thoni, ”Jam një klient i rregullt i dyqanit. Si do ta zgjidhni këtë çështje si duhet në mënyrë që unë të vazhdoj së vizituari vendndodhjen tuaj?” Kështu bëhet e lehtë për menaxherin të thotë “Fatkeqësisht, jo;” dhe më vonë merrni shërbimin e klientit.
Problemi zakonisht zgjidhet në dyqan, por ndonjëherë punonjësit mund të jenë kokëfortë. Shkruaj emrat e të gjithë të përfshirëve, dhe numrin e dyqanit, pastaj telefono korporatën. Tregoju dialogun e njëjtë, por sigurohuni që të flisni me një mbikëqyrës meqenëse ata që iu përgjigjen telefonatave janë kolegë, të cilët nuk mund të kenë zotësinë për t’ju ndihmuar juve.

Burimi: CNET

Herë të shfletuara: 354
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator