Pavarësisht se si disa konsumatorë ndihen për produktet Apple, disa mund të thonë se Apple ka disa nga produktet më të dëshiruara dhe marketingun e produktit më të mirë në planet. Apple mbizotëroi tregun e luajtësve portativë të muzikës dhe po pushton tregun e celularëve inteligjentë me iPhone e saj.
Për të vazhduar më tej me iPhone, Apple hapi dyqanin e programeve që pajisnin celularin e saj me programe të palëve të treta duke i radhitur nga video lojërat deri te programet produktive. Dyqani i Programeve qe një sukses i vrullshëm prej fillimit të tij, ku vetëm muajin e tij të parë realizoi më shumë se 30 milionë dollarë në shitje. Javën e shkuar Apple shpalli zyrtarisht se ishte kryer shkarkimi i një miliardët nga Dyqani i Programeve. Një garë po zhvillohej, ndërsa po i afroheshin një miliard shkarkimeve dhe tani gara mbaroi. Shkarkimi i një miliardët u bë para 5 ditësh nga një përdorues pa emër. Apple thotë se do ta bëjë të ditur emrin e përdoruesit së shpejti. Personi që arriti rekordin do të marrë një pako dhuratash serioze, përfshirë 10.000 dollarë kredite në iTunes, një MacBook Pro 17 inç, një iPod me prekje 32GB dhe një sistem përforcimi Time Capsule. Apple thotë se do të shpërndajë 13.000 dollarë në çmime për garën. Të gjithë shkarkuesit e Apple hynë automatikisht në garë. Dyqani i Programeve të Apple është kaq shumë popullor dhe ka rigjeneruar kaq shumë të ardhura sa shumica e kompanive prodhuese të celularëve inteligjentë po përgatisin versionet e tyre të Dyqanit të Programeve, secili duke u përpjekur të jetë pak i ndryshëm nga ajo çfarë ofron Apple.
Apple shet 21 milionë iPhone
– 09.06.2009Posted in: Apple