Gjiri i piratëve

Gjiri i piratëveStokholm- Katër veta pas një faqe interneti ndarjeje skedarësh suedeze e përdorur nga miliona për të shkëmbyer filma dhe muzikë shpallen fajtorë në bashkëpunim për thyerjen e ligjit të së drejtës së autorit në një vendim të një gjykate vendore në Stokholm.

Të katër të pandehurit – Fredrik Neij, Gottfrid Svartholm Warg, Peter Sunde Kolmisoppi dhe Carl Lundstrom, tre themelues dhe një pronar i “The Pirate Bay” (Gjiri i Piratëve) – u dënuan me një vit burg dhe 30 milionë kronora (3.6 milionë dollarë) gjobë për dëmtimin e shumë kompanive mediatike të mëdha përfshirë Warner Brothers, Columbia, Twentieth Century Fox, Sony BMG dhe EMI.
Gjiri i Piratëve lejon përdoruesit të shkëmbejnë skedarë, përfshirë filma, muzikë, lojëra dhe programe kompjuterike, por nuk i depoziton skedarët vetë. Ai pretendon më shumë se 3.5 milionë përdorues të regjistruar.

Çështja gjyqësore, e cila përfshiu bashkë një çështje kriminale edhe një pretendim civil nga kompanitë mediatike, shënon një çelës fitoreje për mbështetësit e kundra-piraterisë, të cilët kishin kohë që e kishin vënë në shënjestër faqen e internetit. A duhet të ndëshkohen autorët e krimit të piraterisë së internetit? Gjykojeni vetë.

Viti i gjatë i burgimit është për shkeljen e ligjit suedez, ndërsa gjoba është për kompensimin e gjigandëve mediatikë në çështjen civile – edhe pse gjykata urdhëroi të akuzuarit të paguajnë vetëm një të tretën e 110 milionë kronorave (13 milionë dollarë) e asaj që kishin kërkuar kompanitë.

Vendimi i së premtes nuk përfshinte ndonjë urdhër për mbylljen e faqes “The Pirate Bay”.
“Pirateria nuk ka një kokë që mund ta presësh, dhe Gjiri i Piratëve është thjesht një teknologji që lejon komunikimin, një pjesë e infrastrukturës së internetit. “

Pronarët e saj u kanë ngritur supet vazhdimisht kërcënimeve ligjore dhe mësymjeve policore, letrave të dërguara nga avokatët e industrisë së argëtimit u janë përgjigjur në faqen e tyre me përgjigje tallëse.

Kur studioja Dreamworks kërkoi që faqja të merrte masa për ndarjen e skedarit të filmit të Dreamworks “Shrek 2”, Gjiri i Piratëve kërcënoi se do t’i padiste për shqetësim dhe depozitoi një ankesë formale “për dërgimin e kërcënimeve ligjore të kota”.

Pronarët e faqes i shpëtuan efekteve të një mësymje policore në 2006, duke thënë se faqja kishte kohë që kishte rënë në raste të tjera për shkak të sëmundjes ose dehjes kur “qeveria e Sh.B.A.-së dhe e Suedisë detyroi policinë të vidhte serverët tanë… gogësimë.”

Kompanitë e argëtimit pretendojnë që Gjiri i Piratëve ka dëmtuar fitimet e tyre, pjesë e një humbje vjetore të “Motion Picture Association of America” pretendon të ketë humbur 6 miliardë dollarë në vit në tërë botën.

Prokurorët pretendojnë që faqja mundëson një motor kërkimi që ndihmon njerëzit të gjejnë dhe shkarkojnë materiale me të drejtë autorësh, përfshirë filma, muzikë dhe lojëra – si rezultat, mundësimin e vjedhjes së veprave të autorëve.
Mbështetësit e faqes thonë se nuk po bëjnë gjë kundra ligjit suedez, sepse faqja nuk vendos aktualisht materiale pirate në faqen e internetit.

Pirateria e internetit dhe shkarkimet ilegale nga sistemet kokë-më-kokë janë disa nga problemet më të mëdha të piraterisë në Evropë, argumenton MPAA.
Pirateria e internetit po rritet me hapa gjigandë në Evropë se kudo tjetër, thotë MPAA, për shkak të rritjes së përdorimit të internetit, ligjeve të dobëta, dhe perceptimit të butë të publikut.

Eriksson, bashkëthemeluesi i grupit që udhëheqin Gjirin e Piratëve, thotë se argumenti i MPAA-së që ndarja e skedarëve dëmton të ardhurat e studiove të filmit është “pakuptim”.

“Kinemaja po ecën më mirë se kurrë”, tha ai me një mesazh elektronik. “Ata e pretendojnë këtë vetëm sepse ata i llogarisin humbjet duke parë numrin e shkarkimeve dhe duke imagjinuar sikur të gjithë ata do të kishin bërë blerje, nëse nuk do ta kishin shkarkuar më parë. “

“Revolucioni i internetit do të thoshte se ne krijuam një rrjet global ku çdo qenie numerike mund të lidhej dhe të shkëmbente informacion me tjetrën”, tha ai. “Përpjekjet e kundra-piraterisë duhen parë në dritën e një kundra-revolucioni kundra kësaj që shkon deri në infrastrukturën e rrjetit.”

Ai sugjeroi se edhe nëse Gjiri i Piratëve dënohet për lehtësimin e bërjeve të punëve publike ndërmjet shërbimit të tij të indeksimit, të cilën ai nuk e pret, pirateria e internetit nuk do të ndalojë.

“Pirateria nuk ka një kokë të cilën mund ta presësh, dhe Gjiri i Piratëve është thjesht një teknologji që lejon komunikimin, një pjesë e infrastrukturës së internetit.”

Herë të shfletuara: 594
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator