“Palm Pre”, celulari i parë me karikim pa tel

palm preNdërsa Palm planifikon një kthesë në zbulimet e botës teknologjike me celularin e saj inteligjent Palm Pre, kjo pajisje nuk është i vetmi produkt “gjuajtje e nxehtë” që kompania do të lëshojë muajin e ardhshëm. Palm do të jetë e para kompani celularë prodhuese që do të integrojë karikimin pa tel në produktet e saja me lëshimin e Touchstone, një kutizë karikuese ndihmëse për Palm Pre.
Kjo lëvizje është e balancuar për të shoqëruar në një epokë të karikimit pa tel dhe sjellë vëmendje për një teknologji që është gati për ngritje. Karikimi pa tel ka bashkëjetuar me ne për vite – mendoni për furçën elektronike të dhëmbëve që qëndron në karikues pa tela që t’i lidhë ato. Karikimi ndodh nëpërmjet induksionit magnetik. Korrenti i alternuar në një bobinë të futur në një kutizë karikimi prodhon një fushë magnetike e cila shkakton voltazh në bobinën e aparatit, duke siguruar energji për baterinë e aparatit. Procesi, i cili mund të arrihet përmes disa centimetrave, është i sigurt për përdoruesit, por sakrifikon rreth 10-15% efiçencë krahasuar me një zgjidhje me tel. Por për përdoruesit e fundit, përfitimi është karikimi i lehtë për një larmi pajisjesh në një kutizë pa lëmshin e telave nëpër këmbë. Ideja është krijimi i kutizave të gjera të standardizuara që mund të karikojnë pajisje të dobishme në të njëjtën kohë dhe të ndërtohen nëpër shtëpi, zyra dhe mjedise të tjera. “Potenciali i karikimit pa tel është i tmerrshëm”, thotë analisti i NPD Ross Rubin. “Virtualisht çdo sipërfaqe mund të kthehet në një kutizë karikuese- një tavolinë e tërë, një sallë konference ose muret. Ky mund të shtyjë realisht në një nivel të plotë të komoditetit dhe shtesë të jetës së baterisë meqë produktet karikohen pasivisht.” Zbatimi i Palm fillimisht do të funksionojë vetëm me një pajisje, Pre. Por sistemi do të shërbejë si një mësim për shumë konsumatorë dhe kompani elektronike rreth përfitimeve të karikimit pa tel. Konsumatorët mund të rikarikojnë një Pre duke e vendosur në Touchstone, një karikues i vogël në formën e një topi hokeji që mban pajisjen në vend me magnete. Pajisja mund të thotë kur po karikohet dhe do të ofrojë një mundësi folëse të celularit për thirrjet hyrëse. Ngrijeni telefonin dhe telefoni e kthen atë në një thirrje normale.

number of view: 242

About the Author