Mikrosofti gati për të dhuruar antivirus falas

Morro

Morro

Mikrosofti është i vendosur të fillojë të dhurojë program sigurie.
Kompania raportohet të jetë duke testuar brenda saj program antivirus falas dhe tha se versionet beta do të lëshohen “së shpejti”.
I quajtur Morro, programi do të kap viruset, por do t’i mungojnë shumë shërbime, si kyçi prindëror, që gjendet në versionin me pagesë të programit.
Morro do të jetë aventura e dytë e Mikrosoftit në tregun shumë konkurrues të sigurisë. Përpjekja e parë e Mikrosoftit u vërtit rreth shërbimit Windows Live OneCare që nuk pati sukses në largimin e konsumatorëve nga rivalët si Symantec dhe McAfee.
Mikrosofti planifikon të shkëpusë Live OneCare sapo programi Morro të jetë gati.
Nuk ka ndonjë datë specifike se kur do të lëshohet Morro, por në të shkuarën Mikrosofti ka thënë se afati i fundit do të jetë nga fundi i 2009. Mikrosofti thotë se Morro do të kap viruse, reklamues, rrënjëzues dhe trojanë.
Janice Chaffin, presidentja e Symantec për produktet e konsumatorit, thotë se klientët donin më shumë se mbrojtje të thjeshtë sigurie.
“Një paketë të plotë sigurie interneti është ajo çfarë kërkojnë konsumatorët sot për të qenë plotësisht të sigurt”, tha ajo.
Programet e sigurisë për kompjuterët shtëpiakë kushtojnë rreth 30-40£ dhe shpesh i lejojnë përdoruesit të instalojnë sigurinë në më shumë se një kompjuter.
Kompani të tjera, si AVG dhe Alwil tanimë prodhojnë dhe shpërndajnë produkte antivirusi falas.

Ndihmë e shtirur
Në përditësimin e tij të fundit, Mikrosofti shtoi kodim që zbulon dhe fshin familjen e shumë përhapur të Internet Antivirus Pro për programe kompjuterike sigurie false.
Programe të tilla, të njohura ndryshe si programe paniku (scareware), rezultuan shumë popullore me kriminelët e teknologjisë së lartë në muajt e fundit.
Grupi Punues Kundra-Mashtrimit (Anti-Phishing Working Group) vlerësoi se kishte 9,287 programe kundra programeve kompjuterike të dëmshme false në qarkullim në Dhjetor 2008- një rritje prej 225% prej Janarit 2008.
Qeveria e SHBA-së u detyrua të mbyllte disa kompani që shisnin programe të pavlera, të cilët shtireshin sikur gjenin programe të dëmshme në kompjuterë dhe më pas të faturonin për heqjen e kërcënimeve që nuk ekzistonin.
Për më tepër, programi Internet Antivirus Pro shfaq mesazhe false të sigurisë së Windows-it në përpjekje për të mashtruar përdoruesit në të menduarit se produkti ishte i ligjshëm. Programi gjithashtu përmban një vjedhës fjalëkalimesh që monitoron njerëzit kur hyjnë në internet dhe grabit të dhënat e tyre të hyrjes.

Herë të shfletuara: 853
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Administrator