Nëna beqare humbet kundër RIAA, detyrohet të paguajë 1.92 milionë $

Jammie-Thomas-Rasset

Jammie-Thomas-Rasset

Një juri amerikane ka urdhëruar një grua 32 vjeçare të paguajë 1.92 milionë $ për shkarkimin e jashtëligjshëm të 24 këngëve në një çështje të profilit të lartë të piraterisë digjitale.

Jammie Thomas-Rasset, një nënë e ndarë me katër fëmijë nga Minesota, u shpall fajtore për përdorimin e rrjetit të skedarëve kompjuter-me-kompjuter (peer-to-peer) Kazaa për shkarkimin e këngëve nëpërmjet internetit.

Jurisë iu deshën pothuajse pesë orë për të dhënë gjykimin.

Ajo urdhëroi Thomas-Rasset të paguajë 1.92 milionë $ – ose 80,000$ për këngë – gjashtë kompanive regjistruese muzikore: Capitol Records, Sony BMG Music, Arista Records, Interscope Records, Warner Bros. Records dhe UMG Recordings.

Thomas-Rasset ishte dënuar më parë, në tetor 2007, dhe ishte e urdhëruar të paguante 220,000$ në dëme, por gjykatësi që drejtoi atë gjyq e zhvlerësoi gjykimin duke e quajtur atë “tepër të tepruar” dhe “tiranik”.

Shoqata Amerikane e Industrisë Diskografike (Recording Industry Association of America) dhe shumë emra të mëdhenj të muzikës kanë bërë padi kundra mijëra njerëzve për shkarkim ilegal dhe shpërndarje të muzikës, dhe shumica ranë dakord me një dëmshpërblim midis 3000$ dhe 5000$.

Thomas-Rasset ishte e para, ndër ata që u paditën, që refuzoi një dëmshpërblim dhe në vend të tij e çoi çështjen në gjykatë. Në dhjetor, RIAA tha se do të ndalonte së padituri njerëzit që shkarkojnë muzikë ilegalisht dhe do të fokusohet më mirë në detyrimin e Ofruesve të Shërbimit të Internetit (ISP) që të marrin masa.

Largimi nga dyert e gjykatave përfaqësoi një zhvendosje të madhe të strategjisë për grupin e industrisë muzikore, i cili ka depozituar procese kundra 35,000 njerëzve për piraterinë e muzikës në internet që prej vitit 2003.

Burimi: AFP

Herë të shfletuara: 452
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags: ,

About Administrator