Qeveria kineze kërkon që të gjithë kompjuterët e rinj të përfshijnë programe censurimi

CensurimiMinistria Kineze e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit ka urdhëruar që të gjithë kompjuterët personalë, pavarësisht të prodhuar në Kinë apo importuar nga jashtë, duhet të përfshijnë programe të posaçme për të filtruar informacionet e papërshtatshme. Rebeka MekKinon, asistent profesor në Qendrën e Studimeve Gazetareske dhe Mediatike në Universitetin e Hong Kongut, ka postuar një kopje të urdhrit të qeverisë kineze në faqen e saj të internetit.
Sipas përkthimit të saj, programi filtrues i faqeve të internetit i quajtur Shoqëruesja e Rinisë “Penda Jeshile” (Green Dam Youth Escort) duhet të jetë i instaluar në çdo kompjuter që do të shitet në Kinë pas datës 1 Korrik. Ky program duhet të jetë i përfshirë në një pjesë të diskut të ngurtë ose në një CD të përfshirë me kompjuterin për të lejuar riinstalimin.

Prodhuesve të kompjuterëve u kërkohet t’i sigurojnë Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit skica të shitjeve mujore, skica të instalimit, dhe komente për pjesën e mbetur të vitit. Në 2010, raportet do të kërkohen vjetore, në fund të muajit Prill, sesa mujore.

Departamenti i Shtetit Amerikan nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Në të shkuarën, kompanitë e teknologjisë i kanë kërkuar qeverisë amerikane t’i trajtojë kufizimet e fjalës si një pengesë në tregti.

Faqja e internetit të programit “Green Dam Youth Escort” e karakterizon programin si një mjet për të mbrojtur fëmijët. Duke theksuar se ndikimi i internetit te fëmijët është në rritje, faqja vë në dukje se përhapja e informacionit të pashëndetshëm në internet ka dëmtuar seriozisht shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve.

Sipas gazetës “Wall Street”, Brian Zhang, themelues i Sistemit Kompjuterik Inxhinierik “Jinhui”, i cili ndihmoi në zhvillimin e programit kompjuterik “Green Dam Youth Escort”, ngul këmbë se programi do të bllokojë vetëm përmbajtjet pornografike. Ngelet për t’u parë se si programi do t’i trajtojë përmbajtjet e ndjeshme politike, diçka që qeveria kineze i ka bllokuar më parë dhe vazhdon t’i bllokojë duke përdorur mënyra të tjera.

Programi “Green Dam Youth Escort” është projektuar të marrë vazhdimisht përmbajtje të përditësuar të listave bllokuese në një mënyrë të ngjashme me programet virus-bllokuese.

Në Shtetet e Bashkuara, përpjekjet për të kufizuar informacionet e internetit të bazuara në mbrojtjen e fëmijëve, si Akti i Mbrojtjes së Fëmijëve në Internet (Child Online Protection Act), janë deklaruar si jo kushtetuese nga gjykatat. Prapëseprapë, filtrimi i internetit dhe kundërshtimet me të vazhdojnë të debatohen. Siç MekKinon vëren në ditarin e saj, ACLU ka paditur dy distrikte shkollash në Tenesë për përdorim të programeve filtruese të internetit për të ndaluar studentët në informacione rreth lesbizmit, homoseksualëve, biseksualëve, dhe çështjeve të tejgjinive (transgender).

Herë të shfletuara: 383
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator