Samsung hedh në treg celularin që ushqehet me energji diellore

samsung-e1107

Nëse jeni tip që preferoni të rrini në ambient, s’keni pse shqetësoheni më për shkarkimin e baterisë së celularit.

Samsung ka bërë publik të mërkurën celularin e parë GSM që ushqehet me energji diellore, modeli E1107, i njohur edhe me emrin “Kurora Diellore”. Është një telefon dual-band GSM (900MHz dhe 1800MHz) dhe mund të karikohet kudo shndrin dielli.

Telefoni është me përmasa dhe formë si telefonat e tjerë, por me një ndryshim: në pjesën e pasme ka një panel kapës të energjisë diellore që ju furnizon me 5 deri 10 minuta bisedë për çdo orë karikim.

Por kjo varet nga sa e fortë është drita e diellit. Sipas Samsung, vlerësimi i mësipërm është bërë në bazë të 80,000 luks drite dielli (mesatarja e një dite me diell) me telefonin fikur dhe duke thithur rreze.

Kurora Diellore vjen me një tërësi karakteristikash. Kryen funksionet bazë të celularit, radio FM, zile MP3, lojëra të parainstaluara, dhe një elektrik të integruar. Telefoni ka edhe disa karakteristika sigurie si Mobile Tracker (Gjurmuesi i Telefonit), i cili ju lajmëron kur ndërrohet karta SIM dhe dërgon një mesazhe SOS. Ka edhe një karakteristikë “Thirrjeje të Rremë”, që do të thotë se mund të shtireni sikur po merrni një telefonatë për t’ju shpëtuar nga ndonjë situatë të pakëndshme në të cilën mund të ndodheni.

Kurora Diellore do jetë i disponueshëm në shumë tregje, përfshirë Evropën, Indinë, Azinë Juglindore, dhe Amerikën Latinë duke nisur nga ky muaj. Në Indi për momentin ky celular kushton 59 $, por çmimi zakonisht vendoset nga kompanitë e telefonisë celulare.

Më herët këtë vit, Samsung shfaqi një tjetër telefon diellor, Blue Earth (Toka Blu).

Herë të shfletuara: 479
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Alban Avdiu