Studim: Përdoruesit e Facebook marrin nota më të këqija

FacebookOhajo-Një studim i ri i kryer nga Universiteti Shtetëror i Ohajos tregon që gjimnazistët që përdorin Facebook harxhojnë më pak orë për studim dhe kanë nota më të ulëta se nxënësit që nuk e përdorin këtë faqe rrjeti shoqërore popullore. Por mos prisni që përdoruesit e Facebook të pranojnë problemin. Raporti i universitetit shënon se 79% e tyre thanë se përdorimi i rrjetit shoqëror nuk ndikon në studimet e tyre.

“Ne nuk mund të themi se përdorimi i Facebook të çon në nota të ulëta dhe në më pak orë studimi- por ne gjetëm një lidhje”, thotë Aryn Karpinski, bashkautor i studimit dhe një student doktorature për edukim në Universitetin Shtetëror të Ohajos. “Ka një shkëputje midis studentëve që pretendojnë se Facebook nuk ndikon në studimet e tyre, dhe gjetjet tona tregojnë se ata kanë nota të ulëta dhe harxhojnë shumë pak kohë për të studiuar.”

Universiteti raportoi se maturantët e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, matematikës dhe biznesit ishin më të prirë për të përdorur Facebook se studentët që studiojnë lëndët shoqërore dhe njerëzore. Anketimi i 219 studentëve të Universitetit të Ohajos i pyeti ata vetëm për Facebook dhe nuk u fokusua për faqet e tjera të rrjetit shoqëror si Myspace ose Twitter. Facebook, që sapo mbushi 5 vjeç në shkurt, pothuajse ka dyfishuar numrin e përdoruesve botërorë dhjetorin e shkuar si rivale e prijëses së tregut Myspace.com Inc.

Vetëm javën e shkuar, vetë Facebook raportoi se po arrinte majat: Ajo kishte regjistruar përdoruesin e saj të 200 miliontë. Studimi i Universitetit Shtetëror të Ohajos gjeti se 85% e të paradiplomuarve përdorin Facebook, ndërkohë që 52% të diplomuarve kishin llogari. Ai gjithashtu zbuloi se përdoruesit e Facebook, që përgjithësisht studionin nga 1 deri në 5 orë në javë, i kishin mesataret e notave 7 deri në 8, por jo përdoruesit, të cilët studionin 11 deri në 15 orë në javë, i kishin mesataret e notave 8-9.

Herë të shfletuara: 321
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator