Symantec dhe McAfee gjobiten 750.000 dollarë për rinovimin automatik

Symantec

Nju Jork- Dy kompanitë më të mëdha të vendit në programet kompjuterike të sigurisë ranë dakord që të sqarojnë detajet e kushteve të abonimit të rinovimit dhe të paguajnë gjobën prej 750.000$ të vendosur prej Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut.

Prokurori i Përgjithshëm Andrew M. Cuomo pati akuzuar Symantec Corp. dhe McAfee Inc. për rinovimin e abonimit të programit të klientëve pa dijeninë e tyre.
Kompanitë me bazë në Kaliforni prodhojnë programe kompjuterike për mbrojtjen e kompjuterëve nga një gamë e gjerë virusesh dhe kodesh të dëmshme.
Symantec filloi të regjistronte klientë nga Amerika e Veriut në rinovimin automatik të mirëqenë në Nëntor 2005, dhe që atëherë e shtriu këtë praktikë në mbarë botën. McAfee e filloi këtë praktikë në 2001. Në këto programe, klientët paguajnë paradhënie një vit abonim dhe më pas, një vit më vonë, ata automatikisht faturohen për shërbimin e vitit të ardhshëm.
Symantec tha në një deklaratë të mërkurën që ai ka punuar të përmirësojë procesin e abonimit të rinovimit automatik për “ta bërë atë më transparent dhe më të dukshëm.”
Zëdhënësi i McAfee, Mark Cochran, tha se kompania e tij po punon të sqarojë dhe përmirësojë procesin e abonimit të rinovimit automatik.
Ai tha se përmirësimet e ardhshme do ta bëjnë më të lehtë për klientët që të shkëputen, nëse dëshirojnë, nga shërbimi i ofruar.

Herë të shfletuara: 300
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator