Tetrisi mbush 25: A do të jetë sporti Olimpik i ardhshëm?

Tetrisi mbush 25

Tetrisi mbush 25

Në 1984, matematikani rus Alexey Pajitnov po luante me një nga lojërat e tij të preferuara kur pati një frymëzim: Po sikur të krijonte një version për kompjuter?
Pajitnov e programoi programin në kohën e tij të lirë, duke e thjeshtuar idenë për ta bërë më të lehtë për ata që nuk janë gjeni matematike. Ai përdori forma të përbëra nga katër katrorë – prej kësaj “Tetris”, e cila vjen nga fjale greke për katrën, “Tetra”.
Në lojë, lojtarët duhet t’i pozicionojnë dhe t’i ngecin format e blloqeve për të mbushur një rrjet koordinativ pa lënë hapësira ndërmjet. Zonat e mbushura me sukses zhduken. Sa më shumë zona të mbushin lojtarët pa arritur në majë, aq më shumë pikë marrin. Lojtarët që e bëjnë më shpejt, marrin më shumë pikë.

Vazhdimisht, loja vazhdoi rrugën e saj nëpër botë. Miliona njerëz e gjetën veten e tyre të mbyllur brenda kompjuterit të tyre dhe lojtarët e lojërave – duke u rrahur zemra dhe duke bërtitur në zhgënjim – të gjithë në përpjekje për të zhdukur një vijë horizontale të thjeshtë me katrorë numerikë.

Sipas Tetris Co., loja shiti më shumë se 35 milionë kopje në Nintendo Game Boy në vitin 1989.

“Unë thjesht mund ta luajë atë për orë të tëra”, thotë reporteri informativ Joel Vetsch i Nju Hevën, Konektikat, i cili u dha pas Tetrisit në një Game Boy kur ai ishte 10 vjeç. “Jam 29 tani, dhe ende e dua atë.” Vetsch u bë kaq i varur pas Tetrisit saqë loja i shfaqej edhe në ëndërr. “Shkoja për të fjetur dhe në kokën time shihja blloqe… duke u futur midis njëri-tjetrit”, i tha CNN. “Ishte e çuditshme.”

Më shumë se 125 milionë produkte Tetrisi janë shitur, dhe Rekordi në librin e Rekordeve Botërore Gines, në botimin e Lojërave 2009, Tetrisi renditej i dyti në listën e 50 lojërave më të mira me tastierë (console games) të të gjithë kohërave, pas Super Mario Kart.

Njëzet e pesë vjet nga muaji që Tetrisi lindi, Pajitnov dhe Henk Rogers, CEO të Blue Planet Software, kompania që menaxhon të drejtat ekskluzive të licencimit të lojës, besojnë që loja mund të bashkojë botën, dhe – pa shaka – ata duan një garë Tetrisi në Lojërat Olimpike.

Marrë nga CNN.

Herë të shfletuara: 647
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator