Vogëlushja 3 vjeçare blen një ekskavator 12.000 dollarësh në internet

VogelushjaSarah Quinlan, një nënë e re nga Zelanda e Re, shkon të marrë një sy gjumë pasi kishte bërë disa kërkesa për blerje lodrash në internet. Kur u kthye, 3 vjeçarja e saj ishte ulur para kompjuterit dhe kishte blerë një lodër më serioze: një ekskavator të vërtetë për një çmim fantastik prej 20.000 dollarësh zelandezë (rreth 12.000 dollarë amerikanë).
Sipas gazetës lokale “Rodney Times”, Pipi Quinlan ishte e gëzuar të luante mbi tastierën e kompjuterit, ndërsa prindi ishte në gjumë dhe përfundoi të ishte fituesja në ankandin e një ekskavatori Kobelco, një automjet gjigand për zhvendosjen e tokës.
Sarah pësoi tronditjen e jetës së saj kur zbuloi nga posta e saj elektronike për ankandin që kishte fituar. Ajo menjëherë telefonoi faqen popullore të ankandeve në Zelandën e Re “TradeMe”, dhe shitësin, për t’iu shpjeguar çfarë kishte ndodhur. Ajo shtoi se vajza e saj e vogël ishte e llojit të çupkave të mamit dhe jo nga ato që ishin të interesuara për zhvendosjen e dheut.
TradeMe kompensoi shitësin për ankandin e suksesshëm, dhe produkti u rivu në listë.
Më bëri shumë përshtypje që TradeMe e zgjodhi këtë çështje shumë shpejt. Nëse do të ishte eBay, juve do ju duhej të prisnit deri në dy javë për të marrë pagesën mbrapsht.
Mësimi u mësua. Megjithatë, mos e lini kompjuterin tuaj pa e kyçur, ose të paktën dilni nga faqja që po përdornit.

Herë të shfletuara: 550
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator