Dashuria e qenushve lulëzon në faqet e takimit të qenve në Indi

Qenushë

Qenushë

NJU DELHI (Reuters) – Leo është tërheqës, pëlqen lodrat e ndryshme, ha peshq dhe është një sukses për zonjat që kërkojnë dashuri ”në linjë”. Jo keq, për një zagar të artë trevjeçar.

Leo është thjesht një nga qindra qentë që regjistrohen në një tufë faqesh interneti për takime qensh në Indi nga pronarët e marrosur që kërkojnë një bashkëshort ose një shok për kafshën e tyre shtëpiake.

“Shumë pronarë qensh duan që qentë e tyre të kenë shokë qensh me të cilin ata mund të luajnë dhe të argëtohen”, thotë Geetika Nigam, e cila lëshoi komunitetin me 6,500 anëtarë të fuqishëm (www.puppylove.in/) dy vjet më parë.

Ashtu si në faqet për takime njerëzore, pronarët e qenve mund të ngarkojnë foto, ditarë, të kërkojnë bashkëshortin e përsosur dhe të lënë takime. Shumë nga qentë e përshtatshëm janë me prejardhje të njohur, por disa pronarë kafshësh shtëpiakë gjithashtu reklamojnë për arrakatë që ata kanë adoptuar.

“Njerëzit janë shumë të lumtur që më në fund dikush i ka dalë për zot kauzës së tyre”, thotë Mekhala Lobo me bazë në Mumbai, e cila pikasi një mundësi biznesi në faqen e saj të re Takim Dashurie për Kafshën tuaj Shtëpiake (dateyourpet.co.in/) .

“Më besoni, në botën e qenve, gjetja e një bashkëshorti është afër me të pamundurën”, thotë studentja MBA.

Dhe është veçanërisht e vështirë për djemtë.

Nigam, e cila zotëron një biznes qensh në lulëzim, thotë se një raport seksi asimetrik siguron që femrat të vendosin për zgjedhjen në një botë qeni-takohet me-qenin. “Familjet zakonisht preferojnë të mbajnë qenë meshkuj kështu që femrat janë gjithmonë në kërkesë”, tha ajo.

Por, si edhe njerëzit, jo të gjithë qentë janë me fat në dashuri.

Ishita Sukhadwala hapi një faqe BashkëshortiQenNëLinjë (dogmateonline.com/) në 2008 për të ndihmuar Dobermanin gjashtëvjeçar Roki të kushëririt të saj për të gjetur një bashkëshorte. “Ishte më e nevojshme se çdo gjë tjetër”, tha ajo.

Roki pati një profil të tijin në faqe, por vdiq para se të gjendej një kandidate potenciale.

Sukhadwala dhe bashkë-përkrahësja e saj Robina Gupta ia kushtuan faqen Rokit dhe tani ndihmojnë rreth 5,000 anëtarë të regjistruar që të gjejnë një shok qen për kafshët e tyre.

Pronësia e kafshëve shtëpiake ka lulëzuar në Indi, falë rritjes së rangut të saj të mirëqenies, klasave të mesme dhe të larta të profesionistëve të cilët drejtojnë shitjet e mallrave luksozë.

Por për pjesën e madhe të vendit, e cila jeton me 1-2$ në ditë, kafshët shtëpiake nuk janë një mundësi.

Qentë e rrugëve shpeshherë rrihen, grumbullohen nëpër kamionë, helmohen dhe hidhen në gropa të thella nga skuadrat e shëndetësore të bashkive.

Herë të shfletuara: 3378
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator