Disku flash 256GB Kingston DataTraveler 300

Kingston 256GB DataTraveler 300

Kingston 256GB DataTraveler 300

Kingston bëri publik sot një pajisje të re të quajtur DataTraveler 300 dhe mban 256GB hapësirë magazine, e gjithë kjo në një disk flash të modeluar hollë. Jo më larg se një muaj ai publikoi DataTraveler 200 me kapacitet 128GB. Aktualisht, kapaciteti i tij ruajtës thyen rekordet, duke dyfishuar kapacitetin që ofrojnë konkurrentët e afërt.

Disku flash i ri mund të mbaj rreth 10 filma Blu-ray dhe ka një shpejtësi leximi 20MB/s dhe shkrimi 10MB/s. Mbi të gjitha, kjo pajisje e vogël është shumë mbresëlënëse, duke magazinuar në xhepin tuaj po aq sa një disk i ngurtë i rregullt.

DataTraveler 300 punon si me PC ashtu edhe me Mac, edhe pse vetëm kompjuterët me bazë Windows mund të përdorin programin e fjalëkalimit. Mund ta blini këtë disk në Mbretërinë e Bashkuar tani për rreth 900$, ndërsa një lëshim për SHBA-në pritet në të ardhmen e afërt.

Herë të shfletuara: 523
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator