SUN VALLEY, Idaho (Reuters) – Google Inc. po përgatitet të lëshojë një sistem shfrytëzimi për kompjuterët personalë vitin e ardhshëm, duke marrë shënjestër të drejtpërdrejtë mbizotërimin e franshizës së Windows të Korporatës Microsoft.
I quajtur Sistemi i Shfrytëzimit Kromi i Google (Chrome), programi i ri do të ketë qëllim kompjuterët portativë të internetit (netbook) dhe do të jetë i shpejtë dhe lehtë, duke mundësuar përdoruesit të hyjnë në internet në pak sekonda, tha Google në një deklaratë të martën.
Kompjuterët portativë të internetit që do të funksionojnë me sistemin e ri të shfrytëzimit – i cili është bazuar në kod Linux me burim të hapur – do të jenë të arritshëm për konsumatorët në gjysmën e dytë të vitit 2010, tha Google, duke shtuar se po punonte me shumë fabrikues.
Google tha gjithashtu se sistemi i shfrytëzimit “Google Chrome” ishte një projekt i ri, i ndarë nga programi shfrytëzues mobil Android që bazohet në telefonat inteligjentë (smartphone).
“Të gjitha aplikacionet e bazuara në internet do të punojnë automatikisht dhe aplikacionet e reja mund të shkruhen duke përdorur teknologjinë tuaj të preferuar të internetit”, Sundar Pichai, zëvendës president i menaxhimit të produkteve në Google, tha në një ditar digjital të Google.
Herë të shfletuara: 1070