Kamera Panasonic HCD-HS350 240GB HD mbërrin më 25 Korrik

Panasonic HCD-HS350

Panasonic HCD-HS350

Panasonic ka lajmëruar kamerën e tij të fundit HDD, HCD-HS350. E paketuar me një disk të ngurtë 240GB dhe duke përdorur një ndijues 3MOS 10.6-megapiksel, HCD-HS350 gjithashtu ka një fole SDHC (e përshtatshme me karta memorie deri në 32GB) dhe një zmadhim optik 12x; sipas Panasonic, HS350 mund të regjistrojë më shumë se 30 orë video me qartësi të plotë tepër të lartë (High Definition).

Gjithashtu ka stabilizim optik, të cilin Panasonic pretendon se është mjaftueshëm i mirë për të hequr dridhjet edhe në zmadhimin maksimal, dhe HS350 mund të regjistrojë në shpejtësi 17Mbps në gjendjen e saj të kualitetit më të lartë. Ose ajo mund të regjistrojë më shumë se 40 orë apo 60 orë në vargun e figurave 1920 x 1080 në gjendjen 13Mbps ose 9Mbps respektivisht.

Fokusimi përdor ekranin e shikimit paraprak me prekje, duke ndërhyrë në gjurmimin e një objekti apo personi, dhe ka njohje fytyre dhe skene, rregullim automatik në dritë të ulët dhe regjistrim zëri 5.1 qarkues. Sipas Panasonic, HS350 do të ndizet në 1.9 sekonda nga fikja, ose 0.6 sekonda nga gjendja e gatishmërisë.

HCD-HS350 i Panasonic do të mbërrijë në Japoni në 25 Korrik; nuk dihet gjë për çmimin, ose kur mund ta shohim të mbërrijë në SHBA apo Evropë.

Herë të shfletuara: 388
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Administrator