Prodhuesi i kompjuterëve portativë për lojëra Rock ka njoftuar dy modele të rinj, Xtreme 790 dhe Xtreme 840, secili ofron grafikë 1GB NVIDIA GeForce GTX 280M, Blu-ray dhe deri në 6GB DDR3.
Xtreme 790 ka një ekran Të Plotë HD 17 inç, deri në 1.5TB magazinë nëpërmjet tre disqeve të ngutë 500GB 7,200rrpm (me mbështetje RAID) dhe procesorë Intel Core i7, ndërsa Xtreme 840 qëndron më lart me një ekran Të Plotë HD 18.4 inç, CPU Core 2 Duo ose Core 2 Quad, dhe potencialin për dy GPU GTX 280M.
Janë dy versione Xtreme 840 të mundshëm, me grafikë teke ose dyshe. Të dy kanë deri në 1.5TB magazinim dhe mundësinë RAID si Xtreme 790; ata gjithashtu mund të kenë ndriçim me porosi, butona prekjeje të ndjeshëm dhe tetë “butona loje” të cilët mund të përcaktohen nga përdoruesi në kontrollet e lojës.
Të dy modelet gjithashtu përfshijnë katër porta USB 2.0, WiFi a/b/g/n, lexues kartash 7-në-1 dhe një garanci tre vjeçare; sistemi i shfrytëzimit është Vista Home Premium me përmirësim falas të Windows 7 sapo të lëshohet.
Rock Xtreme 790 fillon nga 3,259$, ndërsa modelet me kartë grafike teke dhe dyshe Rock Xtreme 840 fillojnë nga 2,770$ dhe 3,748$ respektivisht. Të tre modelet do të fillojnë të transportohen nga fundi i këtij muaji.
Herë të shfletuara: 664