Logitech ka njoftuar periferikun e fundit për lojëra, Kontrolluesin e Daulles Pa Fije për Guitar Hero në PS3. E përbërë nga 3 koka daullesh me skaje të ndërprera, pedale dyshe pjatash dhe një pedal shqelmues, sistemi është i licencuar nga Activision dhe lidhet me PS3 nëpërmjet një marrësi pa fije USB 2.4GHz.
Kontrolluesi i Daulles në vetvete është i palosshëm, dhe vihet në punë me dy bateri AA të cilat – kompania pretendon – rezistojnë deri në 50 orë lojë. Të gjithë komponentët janë të ri-pozicionueshëm, dhe pedali shqelmues ka një përbërje me hekur të pandryshkshëm dhe sustë të rregullueshme për të rregulluar rezistencën.
Sigurisht, e gjitha kjo nuk vjen lirë, dhe si shumica e periferikëve muzikorë të Logitech për lojëra do t’ju ulin buxhetin me 200$. Në fakt, Kontrolluesi i Daulles pa Fije për PS3 do të ketë një etiketë çmimi prej 229.99$ kur të zbarkojë në SHBA nga fundi i këtij muaji, dhe disponueshmëria evropiane pritet në Gusht.
Herë të shfletuara: 426