EVGA ka bërë publik një monitor të ri LCD, InterView 1770, i cili nuk ofron një por dy panele 17 inç të fiksuar në një bosht të vetëm qendror. Secili nga panelet 1440 x 900 rrotullohet 180 gradë horizontalisht, kështu që mund të kthehen komplet në anën tjetër që t’ia tregoni personit që është ulur përballë jush, ose t’i mblidhni dhe të formoni një dhomëz të ngushtë.
Boshti qendror ka gjithashtu të integruar një kamera 1.3 megapiksel dhe një mikrofon, dhe ka tre porta USB në bazament. Kontrollet dyshe të tastierës dhe miut lejojnë përdoruesin të manipulojë çfarë të shfaqet në secilin ekran.
Për sa i përket monitorëve, secili ka një raport kontrasti 500:1 dhe një ndriçim 220 qirinj/m2, me një kohë përgjigjeje 8ms. EVGA e sheh sistemin të përdoret ën situata trajnimi, punë bashkëpunuese, dhe për prezantime. Ai ka një çmim minimum të rekomanduar shitjeje prej 649.99$.
Herë të shfletuara: 434