Për një kërkim në Google sa kompjuterë punojnë njëkohësisht?!

Motori i kërkimit Google

Motori i kërkimit Google

Njëri prej përfaqësuesve më të lartë të Google, Jeff Dean në konferencën me temë “Web Search and Data Mining” të organizuar në Barcelonë ka sqaruar një detaj të vogël, por shumë të rëndësishëm në lidhje me kërkimet në Google.

Në pyetjen e gazetarëve se për të realizuar një kërkim në Google, sa kompjuterë punojnë njëkohësisht, ai është përgjigjur shkurt:

“Që nga themelimi në vitin 1999 e deri më sot, Google ka arritur ta ulë kohëzgjatjen e paraqitjes së rezultateve nga 1000 ms (milisekonda) në 200 ms. Vetëm për një kërkim që bën një vizitor, në të njëjtën kohë punojnë 1000 kompjuterë dhe për këtë arsye arrihet një shpejtësi maksimale e paraqitjes se rezultatit. Rezultati paraqitet për 0.2 sekonda”.

Burimi: www.albeu.com

Herë të shfletuara: 461
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Administrator