Faqja zyrtare e internetit e Top Channel ka pësuar një sulm elektronik nga një ose më shumë persona.
Ky sulm elektronik ndaj faqes shqiptare më të klikuar në internet ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës nga persona ende të paidentifikuar.
Altin Petra, kryetari i grupit IT të TopChannel, ka thënë që piratët elektronikë kanë përdorur metodën e dërgimit të materialeve në formë kërkese në faqe, të cilat kanë mbingarkuar rrjetin. Pra kanë qenë pikërisht këto kërkesa false të dërguara nga piratët që kanë bllokuar serverin dhe kanë nxjerrë sitin www.top-channel.tv jashtë shërbimi.
Megjithatë, z. Petra ka thënë se faqja zyrtare e TopChannel do të jetë së shpejti përsëri “në linjë”.
Burimi: AlbMedia NEWS
Gjithashtu vihet re moshapja e faqes së Digitalb.tv dhe Topalbaniaradio.com, pronë këto e Top Channel.
Duke iu uruar që të kthehen sa më shpejt “në linjë”,
Stafi i Krokodili.com
Nga data 07.07.2009 Top Channel rikthehet në linjë.
Herë të shfletuara: 2139