LAS VEGAS (Reuters) – Një ekspert sigurie Mac ka zbuluar një teknikë që piratët e kompjuterëve mund ta përdorin për të marrë kontrollin e kompjuterëve të Apple Inc dhe të vjedhin të dhënat që janë të koduara për t’u mbrojtur nga vjedhjet e identitetit.
Kërkuesi i mirënjohur i Mac Dino Dai Zovi zbuloi plasaritjen e programit në konferencën e sigurisë Black Hat (Kapela e Zezë) në Las Vegas, një nga forumet botërore më kryesore për shkëmbimin e informacionit rreth kërcënimeve të internetit.
Marrin pjesë rreth 4,000 profesionistë sigurie, duke përfshirë mes tyre disa që janë me të vërtet piratë. Ndërsa ekspertët rrëmojnë plasaritjet e programeve për t’i mbyllur ato dhe të mbrojnë përdoruesit, piratët përdorin të njëjtin informacion për të shpikur rrengje ose për të kryer krime.
Nuk është e jashtëligjshme të publikosh programe që mund të përdoren për të piratuar sistemet e kompjuterit, megjithëse është kundra ligjit për t’i përdorur ato për t’i thyer këto sisteme. Sulmet në kompjuterët Apple janë jashtëzakonisht të rralla, por ekspertët e sigurisë thonë se do të ndryshojë me rritjen e tregut të Mac-ve ndaj kompjuterëve që ekzekutojnë sistemet e shfrytëzimit Windows të Microsoft Corp. Ekspertët e sigurisë kanë identifikuar të paktën tre viruse që infektuan Mac vitin e shkuar.
Më i sofistikuari prej tyre është shpërndarë ndërmjet një kopjeje të piratuar të programit të Apple Works. Ai i lejon kriminelët kibernetikë të marrin kontrollin e një Mac-u të infektuar.
Një virus tjetër, një OSXPuper, është shpërndarë nëpërmjet faqeve të internetit që i drejtojnë përdoruesit të shkarkojnë gjoja një luajtës videoje, që në fakt është një program i dëmshëm. Ai program mund të shkarkojë më pas lloje të tjerë virusesh.
Dai Zovi, një hulumtues sigurie dhe bashkautor i “Doracaku i një pirati Mac”, tha të mërkurën se menjëherë sa piratët kibernetikë të fillojnë t’i përkushtohen realisht sulmit ndaj kompjuterëve Apple, ata do të jenë të paktën po aq të rrezikuar sa makinat Windows.
“Nuk ka ndonjë pluhur magjik që mbron Mac-ët”, tha ai në një intervistë.
Teknika që Dai Zovi zbuloi të mërkurën – e pagëzuar “Machiavelli” – punon vetëm në makinat që janë tashmë viktima. Ajo mund të kontrollojë shfletuesin e internetit Safari të Apple, duke vjedhur të dhënat e koduara nga një llogari bankare të një përdoruesi.
Një zëdhënëse e Apple nuk mund të arrihej për koment.
VRIMAT E SIGURISË
Apple është prodhuesi numër katër më i madh në SHBA dhe vazhdon të rrisë pjesën e tij të tregut. Ai mbante 9 përqind të tregut të SHBA në tremujorin e dytë, sipas Gartner.
“Ata po avancojnë. Shqetësimi ynë është që ata nuk po avancojnë aq shpejt sa rritja e tyre e tregut”, tha Charlie Miller, bashkautor i “Doracaku i një pirati Mac”.
Ata thanë se sistemi i shfrytëzimit Mac do të jetë një arrë e lehtë për t’u thyer menjëherë sa piratët të fokusohen në të. Kjo për shkak se ka shumë më tepër kod se Windows, duke krijuar mundësi për më shumë cene dhe çimka që piratët mund t’i shfrytëzojnë.
Ndërkohë që është një grup i vogël programesh të dëmshme që kanë shënjestër Mac-ët, ekspertët shqetësohen që lavjerrësi mund të zhvendoset me shpejtësi, duke lënë miliona përdorues të Apple të pambrojtur.
“Kur autorët e programeve të dëmshme bëjnë diçka që është realisht e sofistikuar ne do të kemi një popullatë të tërë që është realisht e cenueshme”, tha Joel Yonts, një ekspert në sigurinë Mac pjesëmarrës në Black Hat.
Herë të shfletuara: 738