Prezantohet celulari i fortë Nokia 3720 klasik, abuzuar në video

Nokia 3720 classic

Nokia 3720 classic

Nokia ka prezantuar një celular të fortë 3720 klasik, dhe për të festuar e kanë zënë paksa me shqelma. Krejtësisht kundra ujit, rezistues ndaj tronditjeve dhe ivulosur ndaj pluhurit, Nokia 3720 klasik ende ka një kamera 2-megapiksel, Hartat Nokia (dhe të përfshirë një kartë memorie 1GB microSD) dhe Bluetooth 2.1.

Ka gjithashtu një luajtës mediash, radio FM, shfletues interneti të thjesht dhe një memorie përdoruesi të integruar 20MB. 3720 klasik ka një ekran 2.2 inç QVGA dhe ekzekuton Series 40; kamera ka një llambë LED që mund të përdoret edhe si blic. Jetëgjatësia e baterisë llogaritet 7 orë bisedë ose 18 ditë gatishmërie, dhe dhomëza në vetvete është e mbyllur nga një pllakë e vidhosur.

Është relativisht një pajisje kompakte, me përmasa 115 x 47 x 15.3 mm dhe peshon 94gr; një suprizë e ëmbël për një pajisje të fortë. Nokia 3720 klasik do të dalë në shitje këtë verë, me një çmim prej 125€ (174$) para uljeve dhe taksave dhe përkrah trivalëshin GSM 900/1800/1900MHz.

Herë të shfletuara: 1664
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Administrator