Linja e fundit e Corsair, Seritë Ekstreme, janë bërë publike, duke ofruar magazinim ndërmjet 32GB dhe 128GB me një kontrollues të ri Indilinx Barefoot. Të tre disqet në gjendje të ngurtë – Extreme X32, X64 dhe X128 – pretendojnë shpejtësi leximi deri në 240MB/s dhe shpejtësi shkrimi deri në 170MB/s.
Disqet përdorin memorien e shpejtë Samsung MLC NAND, të lidhur me 64MB depo në qark dhe një ndërfaqe SATA-II 3.0Gb/s. Corsair vlerëson një jetëgjatësi 100+ vjeçare, dhe sugjeron se ata janë idealë për t’u përdorur si disqe të ngurtë kryesorë në kompjuterët normalë dhe portativë së bashku me përfshirjen në grupimin RAID 0.
Seritë Corsair Extreme SSD kanë një garanci dyvjeçare. Nuk ka ende një çmim minimum të rekomanduar shitjeje, por një kërkim të shpejtë në internet duket se sugjeron se 128GB X128 do të shitet rreth 413.99$, 64GB X64 për rreth 249.99$, dhe 32GB X32 për rreth 159.99$.
Herë të shfletuara: 695