SteelSeries bëri të ditur sot dy minj të rinj lojërash dhe një tapet miu për t’i mbajtur të kënaqur të gjithë lojtarët entuziastë. Në fakt, këta modele të rinj ofrojnë shumë mundësi të personalizueshme dhe mundësojnë një pamje me shkëlqim për t’iu përshtatur mjedisit tuaj të lojërave.
I pari është Xai, i cili ofron një skicim mashtrues, një ndijues laser me saktësi 5,000 CPI (karaktere për inç), shtatë butona të programueshëm, dhe një LCD në fund. Juve nuk ju nevojiten udhëzuesit e pajisjes, sepse miu ka një kujtesë të inkorporuar për ruajtjen e përcaktimeve tuaja.
Miu tjetër është Kinzu, i cili është pak më i vogël dhe ka një saktësi 3,200 CPI. Ai ka gjithashtu shtatë butona, dhe LCD. Të dy punojnë si me PC dhe me Mac dhe do të jenë të mundshëm në Gusht për rreth 80$ dhe 35$, respektivisht. Gjithashtu i bërë publik sot ishte edhe 9HD, një tapet miu që ka një sipërfaqe me strukturë plastike. Mund ta blini muajin tjetër për rreth 35$.
Herë të shfletuara: 376