iPhone francez shpërthen në mes të telefonatës, ekrani prej xhami fluturon në erë

iPhone i plasaritur

iPhone i plasaritur

A po shpërthejnë më shumë pajisje elektronike Apple se të fabrikuesve të tjerë, apo ne po dëgjojmë prej tyre më shumë? Sidoqoftë, iPhone i fundit që shpërtheu është në Francë, ku aparati i një adoleshenti filloi “të dridhej” përpara se ekrani të copëtohej dhe të dërgonte xhamat “duke fluturuar në ajër”.

“iPhone ishte 30 centimetra larg fytyrës sime kur ndjeva sikur të kisha marrë një kokrrizë rëre në syrin tim. Ajo mund të ishte vetëm një copëz xhami”, u tha përdoruesi  Romain Koleda reporterëve, ndërsa nëna e tij po konsideron të ndërmarrë veprime ligjore kundra Apple. Është e paqartë çfarë modeli i iPhone është ndikuar, edhe pse nga fotografi ai është ose një iPhone 3G ose një model i ri 3GS.

Apple në Francë nuk ka komentuar në këtë situatë, pavarësisht kërkesave nga agjencitë franceze të lajmeve. Sidoqoftë mbështetja teknike e Apple i tha France24 se “disa klientë na thanë se bateritë e tyre nxeheshin shumë në modelin 3GS, dhe ne kemi zëvendësuar disa produkte. Por ne kurrë nuk kemi dëgjuar që një iPhone të ketë shpërthyer.”

Në vijim të këtij raporti, një tjetër francez kontaktoi me shtypin duke pretenduar se iPhone i tij shpërtheu gjatë një telefonate në 25 Korrik. Sidoqoftë ai është raportuar se nuk është plagosur. Herët në këtë muaj është raportuar se ekrani i iPod të një adoleshenteje shpërtheu, ndërsa në Holandë një iPhone 3G mori flakë duke i shkaktuar dëmtime serioze  ndenjëses së një makine.

Herë të shfletuara: 1005
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags: ,

About Administrator