LG ka hedhur në treg dy celularë të rinj, LG GD335 dhe LG KP500N, të pajisur me aplikacione islamike si treguesi i Kiblës.
Me afrimin e muajit të Ramazanit, konsumatorët pan-arabë të këtyre telefonave do të jenë në gjendje të përdorin aplikacione si një tregues të Kiblës, i cili përdor orientim të integruar të lartësisë dhe gjerësisë ose referenca qytetesh për të treguar drejtimin e Kiblës. Telefonat vijnë gjithashtu me Ezan dhe funksionet e alarmit të kohëve të Namazit, si dhe programin kompjuterik të Kur’anit, kalendarin Hixhri dhe një makinë llogaritëse të Zeqatës.
LG KP500N ka një trashësi 11.9 mm dhe veçori që përfshijnë një kamera 3.2 megapixel, akselerometër 3D dhe një Ndërfaqe Përdoruesi Shkreptime Aktive (Active Flash User Interface) me ikona pajisjesh për të lehtësuar përdorimin e funksioneve të shpeshta.
LG GD335 ka si veçori një kamera 2 megapixel me autofokus që shfaq fotografitë në një ekran 2.2 inç GVGA me prekje me cilësi të lartë. Receptori i telefonit ka gjithashtu një luajtës MP3 dhe telefoni mund të mbajë deri në 1GB muzikë, foto ose të dhëna. Vjen me përshtatshmëri Bluetooth gjithashtu, dhe mundësi jetëgjatësie për bateritë nëpërmjet ndijuesve të integruar të dritës.
Z. H.S Paik, presidenti i LG Electronics Gulf FZE thotë, “Kemi punuar shumë për të kuptuar klientët tanë dhe të zhvillojmë produkte bazuar në nevojat e tyre individuale dhe kemi, edhe njëherë, shtyrë tutje kufijtë e risisë me telefonat tanë me veçori islamike.”
Çmimi i GD335 dhe KP500N është 163$ dhe 245$ respektivisht dhe janë tashmë të mundshëm në mbarë Emiratet e Bashkuara Arabe. LG nuk është lojtari i vetëm që përfshihet në zhvillimin e aplikacioneve islamike për celularë pasi Nokia kohët e fundit ka bërë publik që zotëruesit e telefonave si Nokia N97 dhe Nokia E75 mund të përdorin aplikacione si Kur’ani i Shenjtë, Kohët e Namazit, Hadithin, Llogaritësin e Zeqatës dhe aplikacionet e Haxhit.
Herë të shfletuara: 1262