Pirati godet faqet holandeze me slogane anti-Wilders

Geert Wilders

Geert Wilders

AMSTERDAM (Reuters) – Një pirat turk ka dëmtuar duzina faqesh interneti holandeze me slogane pro-Islamike dhe fotografi të përpunuara të politikanit të krahut të djathtë Geert Wilders duke e bërë atë të dukej si një majmun, tha një faqe që gjurmon piratët kibernetikë.

Wilders, një ish punonjës i shoqërive të sigurimeve u bë një politikan dhe prodhues filmash, merr një qëndrim anti-BE dhe anti-Islamik dhe udhëheq Partinë e Lirisë, e cila ka shumë gjasa që të dalë e para apo e dyta në zgjedhjet parlamentare holandeze të vitit të ardhshëm.

Pirati, i cili përdor nofkën “”aLpTurkTegin”, shkroi në disa nga faqet “Lufta jonë do të vazhdojë kundra atyre që janë kundra fesë së vërtetë Islamit.” Në disa faqe pirati postoi një logo duke e quajtur veten e tij/saj “Dëmtuesi turk”.

Fotot e Widers ndryshonin, por kryesisht ishte zëvendësuar hunda e tij dhe/ose goja me ato të një majmuni.

Sipas faqes Zone-H, e cila gjurmon sulmet pirate, aLpTurkTegin dëmtoi të paktën 147 faqe në 7 ditët e fundit, shumicën e tyre me faqe anti-Wilders. Sulmet e fundit të regjistruara ishin të premten.

“Është çmenduri, por çfarë mund të bëj”, i tha Wilders Reuters në një intervistë telefonike të dielën. “Në fakt është shumë e ulët.”

Wilders tha se sulmet e fundit kishin disa ngjashmëri me një sulm pirat ndaj faqes së tij vitin e shkuar, edhe pse nuk është e qartë nëse autorët e krimit kanë qenë të njëjtët. Ai tha se seritë e fundit të sulmit të piratit nuk po i bënin ndonjë favor kauzës së tij.

“Nuk është kundra meje tani, është kundra qindra faqeve holandeze, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me mua”, tha ai.

Wilders veçanërisht kundërshton ndikimin e Islamit në kulturën evropiane dhe anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Pikëpamjet e tij kanë çuar në një ndalim hyrjes së tij në Britaninë e Madhe dhe thirrje për ndjekje penale në Holandë.

Ai fle në shumë vende dhe udhëton me truproje. Tashmë sondazhi i fundit “Maurice de Hond”, i lëshuar të dielën, tregoi se partia e tij do të merrte 31 vende në parlament në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, vetëm një vend larg nga të qenit e para.

Herë të shfletuara: 1112
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator