SHBA zbulon rregulla të reja në kërkimet e kompjuterëve portativë në kufi

Pasagjerë në pikën e kontrollit të sigurisë

Pasagjerë në pikën e kontrollit të sigurisë

UASHINGTON (Reuters) – Administrata Obama zbuloi rregulla të reja të enjten për kërkimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike kur njerëzit hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke synuar t’i adresohet shqetësimeve rreth dhunimit të intimitetit dhe të drejtave kushtetore.

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Sigurisë së Brendshme i mbrojti këto kërkime si të nevojshme për të zbuluar komplote terroriste të mundshme si dhe krime të tjera si pornografi fëmijësh dhe shkelje të së drejtës së autorit.

“Udhëzimet e reja të njoftuara sot godasin balancën midis respektimit të lirisë civile dhe intimitetit (privacy) të gjithë udhëtarëve, ndërkohë që DSB mund të marrë veprime të ligjshme të nevojshme për të siguruar kufijtë tanë”, tha Sekretari i DSB Janet Napolitano në një deklaratë.

Ndërmjet 1 Tetorit 2008 dhe 11 Gushtit 2009, 221 milionë udhëtarë u shqyrtuan në kufijtë e SHBA-së dhe u kryen rreth 1.000 kërkime në kompjuterë portativë, nga të cilët 46 ishin në ekzaminim të thellë, tha agjencia.

Kërkimet shpesh përfshijnë kërkimin e njerëzve të ndezin pajisjen për të verifikuar nëse është ajo çfarë duket, tha DSB.

Grupet e intimitetit si Fondacioni i Kufirit Elektronik kanë detyruar Kongresin të ndalojë oficerët kufitarë nga kërkimi i kompjuterëve portativë, celularëve dhe pajisjeve elektronike pa pasur një shkak të mundshëm kur njerëzit hyjnë apo rikthehen në vend.

Rregullat përfshijnë kërkimet e këtyre pajisjeve pa miratimin e personit. Rishqyrtimi bëhet në prezencë të pronarit, vetëm nëse ka arsye të sigurisë kombëtare apo detyrime të ligjit për t’u kryer diku tjetër.

Oficerët e emigrimit dhe doganës mund gjithashtu të mbajnë pajisjet ose të dhënat, të cilat mund të kopjohen pa dijeninë e pronarit për rishqyrtime të mëtejshme, sipas rregullave.

Rregullat e reja theksojnë se oficerët kufitarë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur trajtojnë materiale ligjore apo biznesi apo të dhëna të tjera të ndjeshme si të dhëna mjekësore apo informacione të mbartura nga gazetarët.

Herë të shfletuara: 713
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator