SAN FRANCISKO (Reuters) – Apple Inc tha të hënën se sistemi i ri i tij i shfrytëzimit për kompjuterët Mac do të dalë në shitje të premten, pak më herët seç pritej, pasi kompania kërkon të vazhdojë zgjerimin e pjesës së saj në tregun e PC.
Programi i ri i Apple “Leopardi i Dëborës” (Snow Leopard) do të shitet si një përmirësim për 29$, duke filluar nga 28 Gushti. Apple pati thënë më herët se do ta fillonte transportin në Shtator.
Apple shiti 2,6 milionë kompjuterë Mac në çerekun e Qershorit, 4 përqind më shumë se një vit më parë.
Kompania është numri 4 i prodhuesve të PC në SHBA, sipas grupit të kërkimit Gartner, me 8.7 përqind të atij tregu. Por nuk radhitet në pesëshen e transportimeve globale.
Sistemi i shfrytëzimit të rivalit të Apple, Windows 7 i Microsoft është caktuar të dalë në Tetor.
Aksionet e Cupertino, Apple me bazë në Kaliforni ranë 75 centë në 168.47$ në tregun e mbrëmjes në Nasdaq.
Herë të shfletuara: 1521