Samsung zbuloi një aparat fotografik të ri fokuso-dhe-fotografo të quajtur ST45. Kjo pajisje është aktualisht super e hollë, duke e matur atë në pikën më të trashë vetëm 1.6 cm dhe ofron një paketim të hollë dhe të përdorshëm për ta mbajtur me vete për çdo rast apo për shëtitje.
ST45 ka si veçori rezolucion 12.2 megapixel dhe lente 3X me një ndjeshmëri ISO 3,200. Veçoritë e tjera përfshijnë stabilizim imazhi dhe përditësime të programeve të Samsungut si zbulues fytyre, renditje automatike dhe mënyra e vetë-portretit.
I futur në një kasë alumini, ky aparat është i lehtë dhe është propozuar të lëshohet në Angli nga fundit i këtij muaji. Mendohet gjithashtu edhe një lëshim në SHBA, edhe pse data dhe çmimi nuk janë ende të ditura.
Herë të shfletuara: 1274