S’keni mjaftueshëm shokë në Facebook? Blijini

uSocial

Merrni vota. Merrni trafik. Paguhuni.

SIDNEJ (Reuters) – Kush thotë se nuk mund të blini shokë? Një kompani australiane marketingu nëpërmjet internetit po shet shokë dhe fansa anëtarëve të Facebook pas ofrimit të një shërbimi të ngjashëm përdoruesve të Twitter.

Kompania e marketingut, reklamimit dhe promocionit uSocial (usocial.net) tha se po synon faqet e rrjetit shoqëror për shkak të potencialit reklamues të madh të tyre.

“Facebook është një mjet marketingu jashtëzakonisht efektiv”, tha Leon Hill, CEO i uSocial, në një deklaratë.

“Fakti i thjeshtë është se me një eskortë të madhe në Facebook, ju keni një grup të synuar njerëzish të menjëhershëm që mund t’i kontaktoni dhe reklamoni çfarëdo që ju doni të reklamoni”, shtoi ai.

“Problemi i vetëm është se është shumë e vështirë të arrish një eskortë të tillë, dhe kjo është ajo ku futemi ne.”

Kompania ofron paketa për Facebook, faqen numër një në botë të rrjeteve shoqërore, që fillojnë nga 1,000 shokë deri në 10,000 shokë me kosto që radhiten nga 177$ deri në 1,167$.

“Ajo çfarë ne bëjmë është t’u dërgojmë atyre një mesazh përshëndetës ose një kërkesë miqësie nga klienti. Nëse ata vendosin të vazhdojnë dhe e shtojnë atë person si një shok ose si një fans atëherë ata do ta kenë; nëse jo, atëherë ata nuk do ta kenë atë shok”, i tha Hill medias australiane.

Facebook është tani faqja numër katër në botë për nga vizitat. Kompania, e cila ka si sipërmarrësit kapitalistë Peter Thiel, Accel Partners, Microsoft Corp dhe firmën ruse të investimeve të internetit Digital Sky Technologies midis investitorëve të saj, ka më shumë se 250 milionë përdorues të regjistruar.

Por paketat e uSocial nuk janë pa debate.

Sipas disa faqeve australiane, Twitter u përpoq të mbyllte uSocial, duke e akuzuar për bezdisje të anëtarëve me mesazhe elektronike, ndërsa Los Angeles Times raportoi se Digg.com, një faqe interneti ku njerëzit votojnë për lajmet ose faqet më të mira, është përpjekur gjithashtu të mbyllë uSocial sepse ai i shet votat.

Herë të shfletuara: 674
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Administrator