TOKIO (AFP) – Sony japonez tha të enjten se shitjet globale të modelit të tij të fundit, me çmim të ulur, të aparatit video-lojë PlayStation 3 kanë arritur në një milion në tre javë që nga lëshimi i tij.
PS3 i ri doli në shitje në 1 shtator në Amerikën e Veriut, Evropë dhe në Azi, përveç Japonisë ku u fut në dyqane dy ditë më vonë.
Modeli është etiketuar 29,980 jenë (330 dollarë) in Japoni, 10,000 jenë më pak se versioni paraardhës. Çmimi rekomanduar i shitjes është 299 dollarë në Amerikën e Veriut dhe 299 euro (440 dollarë) në Evropë, thotë Sony.
Versioni i ri, ashtu si paraardhësit, lejon përdoruesit të luajnë lojëra dhe filma në disqe Blu-ray, por është më i hollë dhe përdor më pak energji.
“Aparati paketon teknologjinë e fundit, përfshirë diskun e ngurtë 120GB (të parainstaluar) dhe mundësinë Blu-ray, me një çmim të ulët”, tha zëdhënësja Makiko Noda e Sony Computer Entertainment Inc.
Herë të shfletuara: 695