CIA investon në një firmë që mbledh të dhëna nga Rrjetet Sociale

CIA

In-Q-Tel, krahu investues i CIA dhe komunitetit më të gjerë informativ po investon në kompaninë softuer “Visible Technologies” (Teknologji të Dukshme) që është e specializuar në monitorimin e mediave sociale.

Kjo është pjesë e një lëvizje më të madhe brenda shërbimeve të spiunimit për të përmirësuar “inteligjencën me burim të hapur” që është i disponueshëm publikisht.

Visible Technologies analizon mbi gjysmë milioni faqesh ueb 2.0 çdo ditë, duke ruajtur më shumë se një milionë postime dhe biseda që kryhen në blog-e, apo forume online, Flickr, YouTube, Twitter dhe Amazon. (Nuk i prek rrjetet sociale të mbyllura si Facebook, deri tani.)

Përdoruesit kategorizohen në bazë të informacioneve që shkruhen në kohë reale në këto faqe në bazë të një serie fjalësh kyç. “Ky është hapi bazë, futu dhe monitoro”, thotë zëvendës presidenti i kompanisë Blake Cahill. Kompania më pas e përcakton secilin postim si pozitiv, negativ, të përzierë, ose neutral. Vlerëson sa ndikues është një bisedë apo një autor, “Përpiqemi të nxjerrim në pah gjërat e rëndësishme”, thotë Cahill.

Kompania i jep mundësi analistëve të etiketojnë (Tag) postimet dhe t’ua kalojnë kolegëve për të marrë vlerësim në kohë reale.

Herë të shfletuara: 697
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Alban Avdiu