
Pas hajdutit që arrestohet pasi lë hapur faqen e tij Facebok në kompjuterin në shtëpinë e viktimës, një tjetër keqbërës bie në duart e drejtësisë me ndihmën e Facebok.
Maxi Sopo mori veten më qafë për shkak të mburrjeve që bënte në Facebook.
Në vitin 2003 Sopo kaloi nga shitja e trëndafilave në klubet e natës në Siatëll në kryerjen e një mashtrimi bankar që i solli 200,000$. Sipas Huffington Post, menjëherë ai u largua me një makinë të marrë me qira në Meksikë, ku jetonte jetë qejfi. Ditën e kalonte në plazhet në Kankun, dhe deri në agim në klubet e natës.
Por jeta e qejfit nuk i mjaftonte dhe filloi të mburrej për të edhe në Facebook.
AP përmend një shkrim në faqen e tij në Facebook si vijon: “LIFE IS VERY SIMPLE REALLY!!!!BUT SOME OF US HUMANS MAKE A MESS OF IT…REMEMBER AM JUST HERE TO HAVE FUN PARTEEEEEEE.” (Jeta është shumë e thjeshtë! Por disa nga ne njerëzit e bëjnë lëmsh…Unë jam vetëm për FESTËËËË.)
Fjalët e veçanta nuk mund të çonin policinë në derën e tij, por Sopo i nisi një kërkesë miqësie një personi që doli se ishte ish agjent i Departamentit të Drejtësisë. Duke përdorur informacione të nxjerra nga faqja e Sopos, autoritetet amerikane në bashkëpunim me ato meksikane arritën të zbulonin vendndodhjen e të arratisurit. Muajin e shkuar është arrestuar dhe tashmë ndodhet në një burg në Meksiko Siti, në pritje të ekstradimit.
Herë të shfletuara: 1042
Sa i bukur qe eshte ky personi ketu ne foto!…..?