iDriver fut timonin e makinës në iPhone (makinë që kontrollohet nga telefoni)

iDriver

iDriver, aplikacion i krijuar për iPhone nga Appirion edhe pse nuk është i pari që sjell kontrollin e makinës në një pajisje mobile (Sony PSP e ka bërë më herët), të mahnit me qartësinë, lehtësinë dhe manovrueshmërinë e mjetit nga telefoni. Siç e thotë edhe emri, iDriver (Shofer virtual) mundëson kontrollin e një makine të rëndë me lehtësi të admirueshme. Sensori i lëvizjes kontrollon timonin, dy butona në ekran kontrollojnë gazin dhe frenat, dhe një kamera e montuar në makinë transmeton me anë të WiFi pamjen vizuale para makinës direkt në ekranin e iPhone.

Videoja më poshtë shpjegon gjithçka:

Herë të shfletuara: 907
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Alban Avdiu