Të gjithë e dimë se iPhone është mjaft popullor dhe është shitur në shumë vende. Për të pasur një ide të pjesës së tregut të zënë nga markat e telefonave të mençur le t’i hedhim një vështrim grafikut të paraqitur nga AdMob, faqe marketingu për reklamat e telefonave mobilë.
Sipas AdMob, iPhone tani mban 40% të tregut pas qenies në këtë treg prej dy vjetësh. Rritja më e madhe e iPhone vjen në kurriz të Nokia dhe RIM të cilët së bashku kanë humbur terren gjatë periudhës së rritjes së iPhone.
Apple nuk është e vetmja kompani që ka rritur tregun me pajisjen e tij. Platforma Android ka përfituar 7% dhe webOS ka përfituar 4% gjatë së njëjtës periudhë. Dhe çudia është se webOS nga hiçi vajti në 4% të tregut për një periudhë tepër të shkurtër; është në qarkullim prej pak muajsh.
Herë të shfletuara: 1251
