Kompjuter Lenovo Të-Gjitha-Në-Një

Lenovo IdeaCentre B500

Lenovo IdeaCentre B500

Lenovo ka prezantuar kompjuterin e ri All-In-One që mban emrin Lenovo IdeaCentre B500. IdeaCentre B500 është dizajnuar për lojëra dhe përdorim multimedial. Është i pajisur me një ekran 23-inç full HD me rezolucion 1080p dhe me cilësi shumë të lartë me sistem audio të integruar.

Lenovo IdeaCentre B500 All-In-One përmban procesor Intel Core 2 Quad, deri në 8 GB Ram DDR3, disk të ngurtë 1 TB, DVD Writer ose Blu-ray dhe një telekomandë 4 në 1 që përdoret: për të luajtur lojëra, si receptor telefoni për VOIP, si mi dhe si pult televizori (nëse zgjidhni modelin më kartë televizive të integruar).

Kompjuteri Lenovo IdeaCentre do të jetë i mundshëm me një çmim që fillon nga 649$ dhe fatkeqësisht nuk dihet ende një datë e saktë se kur do ta shohim nëpër dyqane.

Herë të shfletuara: 763
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags: ,

About Lisander Jella