
Ju kujtohen programet e hershme të celularit kur mund të ushqeje e të rrisje një kafshë virtuale? Si mendoni për një pasur jetë “prej vërteti” brenda celularit? Pikërisht këtë ide ka pasur një person nga Kina (ndoshta i frymëzuar nga telefoni rezistent ndaj ujit LG GD900 Crystal (videoja e parë më poshtë) dhe ka hapur boshllëkun nën tastierën e telefonit, ka futur brenda dy peshq, pak ujë dhe kaq!
S’përmendet gjë sa gjatë mund të rrojnë “të gjorët” brenda, por ideja është vënë praktikisht në përdorim.
Për të futur peshq të gjallë në telefon duhet të vrisni njëherë garancinë telefonit, por nëse guxoni, bëjeni.
Video 1: LG GD900 Crystal rezistent ndaj ujit në një akuarium
Video 2: LG GD900 Crystal i shndërruar në akuarium