MP3 Player që karikohet me lëvizje të dorës

Chukka - MP3 Player KinetikShumëkush prej nesh gjatë ditës lëviz diçka ndër gishta, qoftë çelësat duke ecur rrugës, qoftë stilolapsin duke ndenjur në zyrë dhe shumë situata të tilla. Kërkuesit e kompanisë Chukka kanë gjetur një mënyrë për ta shndërruar në energji elektrike energjinë kinetike që përdorim gjatë këtyre lëvizjeve dhe kanë konceptuar një MP3 Player që ushqehet në këtë formë.

Pajisja është ende në fazë koncepti, dhe karikimi realizohet nga një induktues elektromagnetik i mbështjellë në dy cilindra.

Me këtë pajisje i mësoni gishtave kung fu, dhe nuk ju lë bateria pa  dëgjuar muzikë.

Klikoni faqen më poshtë për të parë foto dhe videot me detaje mbi produktin:

Chukka

Herë të shfletuara: 382
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Alban Avdiu