Ora inPulse Bluetooth BlackBerry

Ore me puls Blackberry

inPulse Bluetooth BlackBerry

Ora inPulse Bluetooth BlackBerry e zbuluar për telefonat e mençuar BlackBerry, e publikuar muajin e kaluar, tashmë është zyrtare, me prodhuesin Allerta që ju ofron orën pa tel për porositë paraprake.
Me 149$ mund të merrni një orë me ekran OLED 1.3-inç, me të cilën mund të lexoni mesazhet elektronike, SMS dhe mesazhe të tjera, së bashku me thirrjet hyrëse dhe zilen e zgjimit, duke ju ndihmuar që të vendosni nëse do ta nxirrni Blackberry-n tuaj nga xhepi.

Ora inPulse nuk është një telefon në vetvete, por ajo lidhet me BlackBerry-n tuaj nëpërmjet Bluetooth 2.0 dhe (falë një programi në telefonat e mençur) ofron një komandim në distancë.

Njoftimet në orën e dorës me puls janë me zë dhe me dridhje, gjithashtu ka dhe një portë microUSB për të karikuar baterinë e llojit 150 mAh Li-on, për të cilën Allerta thotë që është e mjaftueshme për 4 ditë;  sidoqoftë shfaqja e 20-30 njoftimeve të thjeshta në ditë tregon që kjo bateri duket pak cilësore për ata që e shohin këtë orë tërheqëse.

Shpërndarja nuk pritet që të fillojë përpara muajit Shkurt 2010, deri atëherë keni kohë të mjaftueshme për t’u menduar!

Herë të shfletuara: 709
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Lisander Jella