
AMD sapo ka nxjerrë në treg një linjë të re procesorësh të quajtur Athlon II, të cilët me zor se sfidojnë gjigantin kundërshtar për kurorën e performancës, por i interesojnë gjithkujt që do t’i mbajë gjërat në minimum, qofshin këto ccmimet, apo temperaturat.
Duke nisur me 69$ për procesor me çmim pakice për modelin 2.7 GHz dual-core X2 235e dhe me çmim maksimal prej 143 $ për procesorin 2.3 GHz quad-core X4 605e. Procesorët e rinj të AMD operojnë brenda kufijve termalë prej 45 W, përkundrejt standardit relativ TDP prej 65 W. Disa vlerësues i japin një “performancë më të mirë deri në 75% ndaj procesorëve të ngjashëm të Intel, dhe ky vlerësim vjen nga testimi me 3DMark Vantage me testim të bashkërenduar me GPU të ndryshme”, por derisa AMD të nxjerrë gjashtë-shtresësin Thuban rritjen e performancës e gjen kudo kërkon, edhe në imagjinatën e tyre.
Herë të shfletuara: 419