
Kërkuesit në Universitetin e Oksfordit kanë zbuluar një mënyrë për të “shkruar kujtime në trurin e mizave”, duke dalluar cilat qeliza janë përgjegjëse për kujtimet e këqija. Kërkuesit thanë se tek mizat vetëm 12 qeliza ishin përgjegjëse për atë që quhet “Mësim lidhës”. Ata i modifikuan këto neurone duke shtuar receptorë për ATP, në mënyrë që qelizat të aktivizohen në praninë e një kimikati, por meqë ATP zakonisht nuk gjendet në trurin e mizave, mizat në studim silleshin si mizat e tjera. Situata bëhet interesante kur shkencëtarët injektuan ATP në trurin e mizave në formë të mbyllur brenda një kafazi të një kimikati të ndjeshëm nga drita. Më pas ndezën një lazer drejt trurit të mizave dhe ATP u çlirua, në këtë mënyrë u aktivizuan qelizat “lidhëse të mësimit”. Drita lazer u bashkëshoqërua me një aromë, duke i dhënë mizës një kujtim të hidhur me aromën që s’e kishte ndjerë kurrë, dhe më pas gjatë eksperimenteve ato e shmangnin këtë erë.
Herë të shfletuara: 1429
interesante dhe kjo faqe