Samsung HD TV vetëm 3mm i trashë

Televizori LCD më i hollë në botë

Televizori LCD më i hollë në botë

Samsung  ka prezantuar televizorin më të hollë që është prodhuar ndonjëherë. Modeli i ri 40- inç Led Backlit HD TV është vetëm 3 mm i trashë, aq sa modeli që publikoi Sony Xel-1 OLED TV.

Ky model thuajse e bën modelin Panasonic Z-1 Plazma që është vetëm 1-inç i trashë të duket “topolak” dhe modelin ekzistues të Samsung  (LED TV) 1,2-inç të duket shumë i shëndoshë.

Për aq sa dihet deri tani, ky model ka një panel LCD 120 HZ dhe një kontrast 5000:1. Pritet që shumë shpejt të dalë në treg, përpara se ndonjë kompani tjetër të mundë të zbulojë një TV më “Elegant”.

Samsung 3mm TV

tv

Herë të shfletuara: 1425
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags: ,

About Lisander Jella