
Kërkuesit e Universitetit të Stanford e kanë marrë seriozisht çështjen e ndërtimit të një makine robote (autonome, pa shofer) dhe kanë arritur në këtë pikë me një Audi TTS. Kjo është makina e fundit e një serie të gjatë të studiuara në Stanford dhe tashmë duket projekti më serioz dhe ambicioz i cili synon të fitojë më shumë se çmime simbolike, gara dhe rekorde.
Faktikisht, kjo makinë që tani e zotëron rekordin “jo zyrtar” prej 210 km/orë për një makinë autonome, dhe në afat të gjatë Stanford shpreson se kjo makinë mund të garojë në garën “Pikes Peak International Hill Climb”, që ka një gjatësi prej 20 km dhe jo më pak se 156 kthesa.
Për të balancuar adrenalinën, Volkswagen Automotive Innovation Laboratory në Stanford ka zhvilluar një “sistem strehimi” të ri me një Volkswagen Passat që ndoshta nuk do fitojë gara, por realizon parkime me përpikëri.
Herë të shfletuara: 1269