Facebook ka njoftuar se do t’u japë mundësinë miqve dhe shokëve për të ‘përkujtuar’ profilet e anëtarëve që kanë vdekur.
Kjo pason disa raste të anëtarëve që marrin përditësime rreth miqve të vdekur.
Nëse një përdorues raportohet si i vdekur, Facebook do të heqë informacionet e ndjeshme si përditësimet e statusit dhe kontaktet.
Kur raportojnë një vdekje, përdoruesit duhet të ofrojnë “prova” duke paraqitur një shpallje vdekjeje ose artikull gazete.
“Kur dikush na lë neve, ata nuk i lënë kujtimet tona apo rrjetin tonë shoqëror”, shkroi Max Kelly, kreu i sigurisë në firmë, në një ditar zyrtar elektronik të Facebook.
“Për të reflektuar atë realitet, ne krijuam idenë e profileve ‘përkujtimorë’ si një vend ku njerëzit mund të ruajnë dhe ndajnë kujtimet e tyre për ata që u ndanë nga kjo botë.”
Llogaritë përkujtimore do të kenë rregulla të reja sigurie, kështu që vetëm miqtë e konfirmuar mund të shohin profilin apo ta gjejnë atë me kërkim.
Informacioni i kontaktit dhe përditësimet e statusit do të hiqen dhe personi nuk do të shfaqet më në rubrikën e të sapo-prezantuarve në panelin e sugjerimeve, i cili sipas ditarit të tij elektronik është skicuar për “të rikujtuar njerëzit për të ndërmarrë veprime me shokët që duan ndihmë në Facebook”.
Por ka pasur disa raste ku njerëzit ishin “rikujtuar” rreth miqve apo të afërmve të vdekur.
“Ne e kuptojmë se sa e vështirë mund të jetë për njerëzit të rikujtohen për ata të cilët nuk ndodhen më në mesin e tyre, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që kur dikush largohet nga kjo botë shokët e tij apo familja të kontaktojnë Facebook për t’i kërkuar që ai profil të përkujtohet”, shkroi zoti Kelly në ditarin e tij elektronik. (BBC)
Prehu në paqe
Krokodili.com: “Me pak fjalë edhe të vdekur do të keni Facebook-un tuaj. Po u regjistruat nuk të lëshojnë më.”
Herë të shfletuara: 1559
O Krokodilo, je krokodil fare
hahaha, me pelqeu lajmi, me duket shum interesant ajo thenja qe e thoni ju te krokodillit
hahah