10 Këshilla të Tmerrshme për Jetëgjatësi më të Madhe të Baterive

Jetagjatesi e Baterive

Ky shkrim ka karakter humoristik

Në ditët e sotme gati gjithçka vjen me bateri të rikarikueshme, por e keni imagjinuar sa e komplikuar bëhet për të mbajtur gjatë baterinë? Më poshtë janë 10 këshillë nga ekspertët për t’ju mbajtur me karikim:

1. Bateria nuk duhet të jetë kurrë 100% plot as 100% bosh, duhet ta karikoni dhe pastaj ta shkarkoni në një sekuencë që duhet të jetë në rangun nga 80% në 20%. Filloni duke karikuar për 12 minuta, pastaj shkarkojeni, karikojeni edhe për 11 minuta, pastaj shkarkojeni, vazhdoni me këtë ritëm. Jeni konfuz? Përdorni këtë formulë të thjeshtë: n!=C(n,k)/r! ku n s’mund të jetë = r, dhe k nuk arrin kurrë zero. Shumë e thjeshtë!

2. Nëse përdorni një telefon, apo laptop pa e patur karikuar 100% herën e parë, do vdisni.

3. Shumë ekspertë të baterive paralajmërojnë për efektin e memories, por nuk është tamam “efekt”. Është mënyra e tyre për të thënë “Mos harroni të karikoni bateritë!”

4. Bateritë mbajnë më mirë kur është ftohtë. Mënyra më e lehtë është të kesh një dhomë frigorifer dhe të punosh atje.

5. Nëse laptopi juaj nxehet aq sa për të skuqur vezë, largohuni. Kontrolloni frigoriferin a keni vezë. Nëse nuk keni, shkoni shpejt në dyqan dhe blijini. Mos u shqetësoni, për sa kohë nuk e hiqni laptopin nga priza, bateria do mbetet po aq e nxehtë.

6. Kur çoni laptopin në magazinë, hiqeni baterinë. Mblidheni baterinë e hequr me një rrobë të vajosur mirë dhe futeni në një poç balte. Groposeni poçin në një fushë me bar. Çdo fushë është e mirë, por më e mira është të ketë afër një mur të gjatë guri me një lis të vjetër në veri. Në këtë mënyrë, bateria do ruhet e freskët për 6 muaj. Nëse e keni merak se nuk do e gjeni më baterinë pas kësaj kohe, shënjojeni vendin me një gur që s’ka lidhje me fushën e barit.

7. Nëse bateria po mbaron, nxirreni dhe fryjini. Nuk e di pse, por kështu funksionon gjithmonë.

8. Nëse bateria juaj merr fund përfundimisht, mund ta prodhoni një vetë: Një patate ka teorikisht mjaftueshëm “energji potenciale” për të ushqyer një laptop për një orë – problemi i vetëm është të dish ku të futësh fijet. Pyesni një të klasës së tretë. Një këshillë: Patatja nuk duhet të jetë e skuqur.

9. Nuk duhet t’i ngatërroni kurrë bateritë. Ja një mënyrë e thjeshtë për t’i dalluar në mendjen tuaj: Bateritë me Jone Litiumi shpërthejnë, ato me Kadium Nikeli shkatërrojnë mjedisin, dhe bateritë me Acid janë më gërryese se gjaku i mbretëreshës jashtëtokësore të filmit Alien. Bateritë me Litium Ferro Fosfat mund të hahen.

10. Të tjerët mund t’ju thonë të mbani me vete në çantë një zgjatës jete të baterisë, por kjo ka një sekret, ajo është thjesht një bateri tjetër.

Mos harroni qepën!!!

number of view: 774
Tags:

About the Author