Agjentët e Njësisë së eKrimeve pranë Policisë Metropolitane (PCeU) kanë bërë arrestimet e para në Evropë në betejën kundër Virusit Trojan ZeuS ose siç njihet ndryshe edhe Zbot, i cili ka kërcënuar dhe kompromentuar mijëra kompjuterë.
Agjentët e PCeU, ndihmuar nga Policia e Mançesterit, arrestuan një burrë dhe një grua, të dy 20-vjeçar, në Mançester për shkelje që diktohen nga Akti i Keqpërdorimit të Kompjuterëve i vitit 1990, dhe Akti i Mashtrimeve i vitit 2006.
Të dy të dyshuarit janë marrë në pyetje nga agjentët e PCeU dhe janë liruar me kaucion për hetime të mëtejshme.
Trojani Zbot besohet se ka infektuar dhe më pas ka përvetësuar informacione personale nga dhjetëra mijëra kompjuterë në të gjithë botën.
Trojani u jepte shpërndarësve të tij mundësinë për të korrur miliona rreshta me të dhëna nga kompjuterët e infektuar, qindra mijëra çdo ditë, dhe duke vlerësuar sasinë e të dhënave të vjedhura, përfitimet e mundshme financiare të fajtorëve dhe humbjet e individëve dhe institucioneve janë të konsiderueshme.
Besohet se Trojani ishte konfiguruar në mënyrë që me t’u instaluar në kompjuterët e infektuar, regjistronte të dhënat e llogarive bankare të përdoruesve dhe fjalëkalimet, numrat e kartave të kreditit dhe informacione të tjera personale, përfshirë fjalëkalime për rrjetet sociale, përpara se ky informacion të transmetohej në serverët që kontrolloheshin nga shpërndarësit.
ZeuS përbën një kërcënim serioz ndaj përdorimit të sigurt të Internetit dhe përdorimi i tij po rritet në ambientin e kriminelëve virtualë në të gjithë botën, dhe nuk janë vetëm të arrestuarit të përfshirë në këtë çështje. Arrestimet në lidhje me këtë rrezik janë ndër të parat në botë, dhe arrestimi i parë në Evropë për të luftuar shpërndarjen dhe kontrollin e ZeuS-it.
Herë të shfletuara: 1023