Atheros sjell 802.11n për celularë AR6003, vetëm një antenë e çiftit

Çipi për celulare 802.11n Atheros 6003

Çipi për celulare 802.11n Atheros 6003

802.11n është standardi i ri masiv WiFi që siguron një shpejtësi transmetimi 144 Mbps dhe zonë mbulimi goxha të gjerë, por që kjo të funksionojë duhen antena të dyfishta. Por Atheros ka vendosur të heqë një antenë për çipin e ri për celularë AR6003. Është një model që kursen energji dhe quhet “one-stream 11n”, dhe ofron një shpejtësi transmetimi prej 85 Mbps, dhe pavarësisht rritjes në shpejtësi, do konsumojë 20 % më pak energji se paraardhësi i tij AR6002 802.11a/b/g.

Shpejtësi e lartë dhe kursim energjie. Problemi është se tani celularët s’i përpunojnë dot të dhënat me shpejtësi shumë të lartë, dhe për shërbimet që kryejnë, s’e kanë nevojën akoma.

Herë të shfletuara: 645
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Alban Avdiu